Dr. Hamza ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë si dhe Specializimin e Kirurgjisë në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Mjekësisë.
Prof.Dr. Astrit Hamza është një profesionist i dalluar në fushën e Kirurgjisë. Me një bazë të qëndrueshme në këtë drejtim, Dr. Hamza ka marr pjesë në programe të shumta trajnimi në vende të ndryshme të Evropës, duke përmirësuar aftësitë e tij në avancimet mjekësore të fundit.
Përveç kontributit të tij në Spitali Kavaja, ai është edhe profesor asistent në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë ku ligjëron lëndën Kirurgji.
Spitali Kavaja është me fat që ka një doktor të përkushtuar dhe profesionalist si Dr.Astrit Hamza, i cili jep një kontribut të madh në ekipën mjekësore.