Kirurgjia e Përgjithshme në Spitalin e Kavajës ofron ndërhyrje nga operacionet abdominale, torakale, dhe të lëkurës, përfshirë biopsi për diagnoza të sakta. Duke përdorur teknika klasike dhe laparoskopike, kujdesemi për rehatinë, diagnozën e saktë dhe rezultate kirurgjikale optimale.
Kirurgjia abdominale është një fushë e specializuar mjekësore që trajton sëmundjet që shkaktohen nga organet në zgavrën e barkut, duke përdorur metoda të sakta për të diagnostikuar, trajtuar ose menaxhuar çrregullimet, si dhe duke siguruar jetë më të shëndetshme.
Endoskopia është një procedurë mjekësore që përdor një tub të hollë, fleksibil me një dritë dhe kamerë për të ekzaminuar vizualisht brendësinë e organeve ose kaviteteve, duke ndihmuar në diagnozën dhe planifikimin e trajtimit. Përfshinë Gastroskopinë, Kollonoskopinë si dhe ERCP.
Ortopedia është një specialitet mjekësor i fokusuar në diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve që prekin sistemin muskuloskeletor, duke përfshirë kockat, nyjet, ligamentet, muskujt dhe tendinat.
Kirurgjia vaskulare përfshin diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve që prekin enët e gjakut, arteriet, venat dhe sistemin limfatik, duke përdorur ndërhyrje kirurgjikale për të rivendosur dhe përmirësuar shëndetin vaskular.
Zbuloni kujdesin e jashtëzakonshëm të veshit, hundës dhe fytit (ORL) në spitalin tonë, ku ekipi ynë i specializuar i ekspertëve ofron diagnozë dhe trajtim gjithëpërfshirës për kushtet që prekin kokën dhe qafën, duke siguruar shëndetin dhe mirëqenien tuaj optimale.
Shërbimet e Logopedisë në Spitali Kavaja, ofrojnë terapi të specializuar të të folurit dhe gjuhës për të adresuar sfidat e ndryshme të komunikimit dhe gëlltitjes, duke siguruar mbështetje gjithëpërfshirëse për mirëqenien tuaj.
Laboratori Biokimik në Spitalin e Kavajës është i pajisur me teknologjinë më të fundit dhe me staf profesional, duke siguruar testime të sakta dhe gjithëpërfshirëse diagnostikuese për kujdesin e personalizuar të pacientit.
Në Spitalin Kavaja ofrojmë shërbime radiologjike, përmes përdorimit të rentgenit dhe CT, këto te cilat na mundësojnë diagnostifikimin e sëmundjeve të ndryshme si dhe duke personalizuar kujdesin ndaj pacientit.