Dr. Bicaj ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë si dhe Specializimin e Kirurgjisë në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Mjekësisë. Dr. Bicaj është anatomist, ku ka magjistruar në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Mjekësisë në vitin 2007 si dhe ka fituar titullin Magjistër i Shkencave të Mjekësisë.
Dr. Bicaj në vitin 2002 vijoi trajnimin tremujor për Endoskopinë intervente dhe ERCP në Jeedah në Arabinë Saudite. Gjithashtu ai është kandidat për Doktor të Shkencave Mjekësore në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Mjekësisë.
Spitali Kavaja është me fat që ka një doktor të përkushtuar dhe profesionalist si Dr. Besnik Bicaj, i cili jep një kontribut të madh në ekipën mjekësore.