-

"

Si e riktheva besimin në vete"

Vendimi imë që të bëjë operimin e lukthit ishte një vendim i duhur që ndryshoi jetën time në aspektin pozitiv duke më rikthyer besimin në vetvete. Vendosa që operimin ta kryej në Spitalin Kavaja me një staf mikpritës , te kujdesshëm dhe shumë profesional çdo gjë ishte perfekte. Prof.Ass.Dr Floren Kavaja me shumë profesionalizëm e përfundoi operimin pa asnjë komplikim postopertiv e unë e mora veten brenda dy ditësh dhe isha e gatshme të ngritem në këmbë, pa dhimbje apo mundime tjera. Ndoshta për dikë është e pamundur që ta besoj por kjo është eksperienca ime që qëndron me të vërtetë. Para operimit peshoja 94. 8 kg, operimi është kryer me 14.06. 2022 dhe një vit pas operimit kam peshen ideale me gjatësinë (69.8kg) si dhe një BMI normale, duke humbur 25 kg pa oscilime në peshë apo pasoja shëndetsore si dhe me një imunitet normal duke ju rikthyer jetës familjare dhe profesionale. Nga një gjendje obeziteti qe ndikonte negativisht në gjendjen time të përgjithshme shëndetsore dhe psikologjike riktheva vullnetin për të punuar e jetuar shëndetshëm , shëndetin në gjeneral pamjen estetike të dëshiruar. Jam shumë falenderuese prof dr Floren Kavajës dhe stafit mjeksorë në Spitalin Kavaja për trajtimin , intervenimin dhe profesionalizmin e dëshmuar , eksoerienca ime para gjate dhe pas operimit ( gastic slive ) tejkalon pritmëshërit e mia në kontekstin pozitiv. Ju uroj suksese pafundësisht.

-

"

Nga Shqipëria erdha dhe më ndryshoi jeta për mirë"

Në lidhje me operacionin e ngushtimit të lukthit,do të thoja që është gjëja më e mirë që kam berë per veten time. Më ka ndryshuar jeta plotësisht,për mirë,si nga ana shëndetsore(pasi analizat më janë përmisuar dhe kan shkuar në parametrat normal) po ashtu dhe nga ana morale dhe vetmotivimi personal. Këtë ndërhyrje e kam kryer në Shtator 2022.Para intervenimit tim po në atë vit e kishin kryer këtë ndërhyrje dhe dy miqtë e mi nga Shqiperia dhe ata ma sygjeruan Dr. Florenin dhe Spital Kavaja.Dhe vendosa ta kryej dhe më doli fiks sic më kishin sygjeruar miqte e mi.Sot pas 14 muajsh kam rënë rreth 63 kg. Një falenderim special për doktor Floren Kavaja dhe stafin e spital Kavajës të cilët falë profesionalizmit tyre,intervenimi ishte dicka pa kurrfarë sikleti dhe dhimbjeje. Do sygjeroja dhe shumë të tjerë që kan qen në pozitat e mia që ta kryenin këtë lloj intervenimi të ngushtimit të lukthit pasi do u ndryshoj jeta për mirë! Jeni me të miret ⭐⭐⭐⭐⭐

-

"

Menjëherë pas operacionit isha gati të kujdesem për fëmijet e mi"

Kur vendosa të bëja operacionin e ngushtimit të lukthit te Spitali Kavaja, peshoja 120 kg. Kurse tash, pas 7 muajve peshoi rreth 76 kg. Kam pasur jashtëzonisht shumë sukses, si dhe nuk kam pasur aspak mundime. Unë jam nënë e 2 fëmijëve të vegjël, ku menjëherë pas operacionit kam qenë në gjendje të përkujdesem për ta. Kam qenë e lodhur dhe e mërzitur nga dietat ushqimore, kam provuar çdo gjë që të humb peshë dhe asgjë nuk ka funksionuar për mua. Paragjykimet gjithashtu nuk munguan në vendimin tim për operimin e lukthit, por unë sot e 7 muajsh e faleminderoi Doktorin Floren Kavaja për kujdesin ndaj meje dhe jam po ajo Edona e mëparshme që kam qenë. Unë e sygjeroj çdo kënd, që të lini dietat e lodhshme dhe të vështira, mos e mundoni veten kot, por bëje ëndrrën tuaj realitet brenda pak muajsh! Ju faleminderit juve, jeni shumë të mirë!

-

"

Po e jetoj një jetë të re"

Vendosja e operacionit te lukthit ka qene vendimi me i mire qe mund te beja per veten time,ka qene mrekulli.Me ka ndryshuar jeta si nga ana shendetsore poashtu edhe nga ana morale,ndjehem e plotsuar dhe plote vetebesim,me nje fjale mund te them se po e jetoj nje jete te re. Vendosja per ta bere operacionin nuk ka qene e lehte,kisha frike si do te ndjehesha pas operacionit pasi isha nene e 3 femijeve te vegjel,por fale Zotit dhe fale nje stafi te shkelqyer ne krye me doktorin e mrekullueshem e te palodhur Dr.Floren Kavaja shkoi gjithecka perfekt,mu deshen vetem 3 dite ta merrja veten.Kane kaluar 6 muaj pas operacionit dhe une jam -35 kg. Me e fuqishme dhe me e lumtur se kurre.Ja kisha sugjeruar te gjithe atyre qe kan problem me obezitetin ta bejn kete nderhyrje pasi do i ndryshoj jeta tersisht.. Pershendetje dhe falenderime pa fund per stafin dhe Dr.Floren Kavaja,u jame shume mirnjohse. Jeni yje me 5 cepa ⭐