- Vizita specialistike nga ana e Ortopedit
- Arthroscopia
- Protezat e kërdhokulës (kukut) (totale dhe parciale)
- Ultrazëri i kërdhokullave tek fëmijët
- Trajtimi i thyerjeve të kockave
- Trajtimi i anomalive të lindura dhe të fituara të gjymtyrëve
- Zgjatja e gjymtyrëve
Shërbimi Ortopedik në Kavaja Hospital ofron trajtim të sëmundjeve dhe lëndimeve osteomuskulare me metodat moderne, të bazuara në rezultatet klinike.
Shërbim 24 orë
Vendosja e protezave në gju dhe kërdhokull të prodhuesve më të njohur botëror
Përdorimi i implanteve më të avansuara
Trajtimi i frakturave dhe lëndimeve me metodat më moderne
Trajtimi i frakturave dhe lëndimeve te fëmijët me metodë të mbyllur (pa operacion klasik)
Për të gjitha këto ju garantojme çmimet më të lira dhe shërbimin më të mirë në Kosovë dhe rajon!
Sindromi i Tunelit Karpal
Je duke punuar në kompjuter, duke e injoruar mpirjen e gishtërinjëve dhe shuplakës që zgjat për një kohë. Përnjëherë, një dhimbje therrëse e përshkon kyçin e dorës dhe përcillet përgjatë dorës apo gishtërinjëve. Vetëm ngërç kalimtar prej lodhjes? Ndoshta, por shumë lehtë mund të jetë sindromë e kanalit karpal.
Tuneli karpal është një kanal i ngushtë në kyçin e dorës, nëpër të cilin kalon, në mes strukturave tjera, edhe nervi median. Ai kontrollon lëvizjen dhe ndjeshmërinë e gishtit të madh dhe tre gishtërinjëve të parë të shuplakës. Kur ai shtypet, shkakton mpirje, dobësi dhe dhembje në shuplakë. Ky quhet sindromi i tunelit karpal.
Sindromi zhvillohet gradualisht. Në fillim zakonisht lajmërohet gjatë natës apo pas zgjimit. Ndjenja zakonisht është “sikurshpimi me gjilpëra në shuplakë”. Gjatë ditës mund të hetoni se nuk keni forcë të mbani gjërat me dorë, sikur telefoni, apo gjatë vozitjes. Lëvizja e shuplakës dhe gishtërinjëve zakonisht ndihmon. Me përparimin e sëmundjes, ju do të humbni forcën në tre gishtat e parë të shuplakës. Më vonë lajmerohet dhembja. Mund të paraqiten në dy shuplakat, por zakonisht në fillim në dorën dominante.
Zakonisht paraqitet më shpesh te femrat. Faktorët më të shpeshtë të rrezikut që ndikojnë në keqësimin e sindromit të kanalit karpal janë: diabeti, artriti reumatoid, shtatëzënëzia, ndrydhja apo thyerja e dorës.
Edhepse mendohet se përdorimi i gjatë i tastaturës është shkaktari kryesor i sindromës së tunelit karpal, në fakt ajo është tre herë më e shpeshtë tek profesionet që përdorin aparate vibruese.
Në fillim simptomet janë të përkohshme, por me kohë ato keqësohen. Nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë dobësi dhe tkurrje të muskujve të shuplakës. Trajtimi i vonuar mund të shkaktojë dëmtime të pariparueshme, pavarësisht mënyrës së trajtimit.
Para se të vendosë për mënyrën e trajtimit, mjeku zakonisht do të kërkojë një inçzim të nervit të quajtur Elektromioneurografi apo EMNG, me të cilin regjistrohet funksioni i nervit median dhe shkalla e dëmtimit të tij. Këtë inçizim e kryen neurologu.
Kur simptomat janë më të lehta, rekomandohet bartja e një ortoze, sidomos gjatë natës. Ortoza në kombinim me medikamentet antiinflamatore, si ibuprofen apo naproxen, lehtësojnë dhembjen. Në rastet më të avansuara, aplikohet një inxheksion përreth nervit i cili e zvogëlon inflamacionin.
Kur është i nevojshëm intervenimi kirurgjik, ai zakonisht kryhet në bazë ditore, pa qëndrim në spital. Gjatë operimit bëhet lirimi i nervit nga presioni dhe në shumicën absolute të rasteve eliminin këtë problem. Ndonjëherë pas operimit paraqitet ajtje dhe vështirësi në lëvizje të kyçit të dorës, prandaj rekomandohet që dora për 24 orë të mbahet mbi nivelin e zemrës. Ortoza është poashtu e rekomanduar të bartet disa javë pas operimit. Ortoza është e dizejnuar në atë mënyrë që lejon lëvizjen e gishtërinjëve, një gjë që rekomandohet gjatë kësaj periudhe. Simptomat zakonisht tërhiqen brenda dy muajve pas operimit, por ndonjëherë duhet 6-12 muaj për tu rehabilituar plotësisht.
Një aspekt i rëndësishëm i trajtimit është edhe terapia fizikale. Humbja e masës muskulare nga presioni në nerv kërkon ushtrime të vazhdueshme për të rikthyer forcën e muskulaturës së dorës dhe funksionin e plotë.
Disa studime kanë rezultuar me njohuri të reja për aspekte të ndryshme të trajtimit. Akupunktura dhe joga ushtrimet e pjesës së sipërme të trupit dhe qafës kanë dhënë rezultate më të mira se bartja e ortozës gjatë natës apo mostrajtimi i gjendjes – kjo për rastet e kompresionit të vogël apo mesatar në nervin e shuplakës.
Edhepse nuk egziston një mënyrë definitive për parandalimin e sindromës së tunelit karpal, disa gjëra mund të ndihmojnë:
· Qëndrimi i mirë i trupit
· Veglat ergonomike në vendin e punës (ato që kanë disajn të përshtatshëm të pjesës që kapet, për parandalim të lëndimeve)
· Lëvizja dhe ushtrimet e kohëpaskohshme të gishtërinjëve dhe shuplakave
· Pushimet e shpeshta disa minutëshe për zgjatje të duarve dhe këmbëve, të shpinës dhe ndërrimi i pozitës gjatë punës
Mjekët
- [simple-staff-list group=”Ortopedi”]